Në Hotel Vivi La Vita, ne kemi shumë per të ofruar. WiFi falas, parkim privat falas . Të gjitha dhomat janë me kondicioner,të gjitha dhomat janë të pajisura me televizor HD dhe dekoder satelitor. Në dhoma ka karrige, divanë, dollap, këto janë në varësi të llojit të dhomës që ju rezervoni. Banjat janë private dhe janë të kompletuara. Extra në rezervim përfshihen rrobat e banjës, tharëse flokësh, etj.
Aeroporti i Tiranës është 20 km nga hoteli. Nëse dëshironi shërbim taksi nga aeroporti, ne do të dërgojmë taksinë për tju marrë, për 40 € shtesë. Shërbimi në dhomë është në dispozicion 24 orë, Check-in është gjithashtu në dispozicion në çdo kohë, ndërsa Check-out është deri në orën 12:00. Nëse dëshironi që mëngjesi të përfshihet në shërbimin tuaj, duhet ti kërkoni recepsionit këtë extra shërbim dhe ne do ti sjellim në dhomë. Ju mund të porositni gjithçka nga menuja e restorantit.
Restoranti dhe Bari është i hapur nga ora 11:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 te darkës. Në restorant keni kryesisht ushqime deti të freskëta dhe të shijshme. Në hotel kemi 6 Dhoma Standarte, 17 Deluxe dhe 3 Suita. Të gjitha dhomat janë të kompletuara, dhe ju mund të rezervoni dhomën që ju përshtatet më shumë. Në dhomat suitë kemi nje risi, në banjë kemi shtuar xhakuzi. Në televizor kemi instaluar një dekoder i cili kap më shumë se 1000 kanale.
Restoranti Hotel Vivi La Vita është vendi ku cilësia është më e lartë se çmimi.